Albspirit

Media/News/Publishing

Tërmet edhe në Greqi, tronditet Athina dhe disa ishuj

Ndërkohë që Italia është ende në panik nga tërmeti i dy ditëve më parë, lëkundje sizmike janë ndjerë edhe në Greqi.

Siç raportojnë mediat vendase, kanë qenë dy lëkundje 3.5 dhe 4.2 ballë të Shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishin disa ishuj në lindje të vendit, por që lëkundjet u ndjenë deri në kryeqytetin Athinë.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar në njerëz apo për dëme materiale. Greqia është një ndër vendet me aktivitet të lartë sizmik.