Tre libra shqiptarë përkthehen në gjuhën serbe
Tre libra shqiptarë janë përkthyer në gjuhën serbe, ku dhe do të promovohen në Beograd.
“Pallati i ëndrrave” i Ismail Kadaresë, “Kurbani” i Edi Ramës dhe “Serbët dhe Shqiptarët në shekuj” i Petrit Imamit.
Libri i Kadaresë është përkthyer në gjuhën serbe nga Shkëlzen Maliqi, shkruan gazeta serbe ‘Politico’.
“Libri i Edi Ramës që doli në vitin 2011 kur ai humbi garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës, është përkthyer në gjuhën serbe për herë të parë. Rama do të qëndrojë në shtëpinë e botuesit të tij serb që do të vijë së shpejti në Bepgrad”, shkruan gazeta serbe.
Kurse libri i tretë, ai i Petrit Imamit “Serbët dhe Shqiptarët në shekuj” akuzon Sllobodan Millosheviçin dhe regjimin e tij, jo kombin serb, për fatkeqësitë që kanë ndodhur në Kosovë, për të cilat serbët e Kosovës dhe shqiptarët kanë vuajtur shumë dhe ende vazhdojnë të vuajnë.