Albspirit

Media/News/Publishing

Vepra e Frashër Demajt përkthehet në bullgarisht

Vepra e Frashër Demajt përkthehet në bullgarisht

Autori i shumë librave dhe shumë studimeve, Demaj, ka bërë të ditur se shumë shpejt libri i tij “Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913” do të përkthehet edhe në gjuhën angleze.

Profesori dhe studiuesi i historisë, Frashër Demaj, sot ka promovuar librin e tij të përkthyer në gjuhën bullgare, “Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913”.

Ky studim i historianit Frashër Demaj u vlerësua lart nga të pranishmit që morën pjesë në promovim, i cili u mbajtë në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Kryeredaktori i librit, Jusuf Bajraktari e ka vlerësuar lartë punën shkencore të Demajt, derisa ka inkurajuar edhe studiuesit tjerë që të ndjekin shembullin e profesorit të historisë, shkruan Gazeta Blic.

Në anën tjetër, autori i librit Frashër Demaj e ka konsideruar këtë vepër si një kontribut modest për shkencën.

Autori i shumë librave dhe shumë studimeve, Demaj, ka bërë të ditur se shumë shpejt libri i tij do të përkthehet edhe në gjuhën angleze.

Studimi “Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913” e autorit Frashër Demaj është përkthyer në gjuhën bullgare nga Ballkanski Nauçen Institut dhe Universiteti i Sofjes./KultPlus.com

Please follow and like us: