Zbardhet dëshmia Erion Duçkës: Tritolin e vura për t’u hakmarrë për babain
Zbardhet dëshmia e shtetasit Erion Duçka, i arrestuar si autori i ngjarjes së shkatërrimit të pronës me eksploziv ndodhur më datë 25.08.2016 në rrugën “Arben Minga” ku i është vendosur lëndë plasëse autobusit me targë AA940CG në pronësi të shtetasit K. R.
Shtetasi Erion Duçka ,para oficereve te policise gjyqesore gjate intervistimit ka pranuar se ka kryer kete veprim te kundraligjshem.
Kete akt e ka kryer ne forme hakmarrje ndaj te atit te vet I cili ka qene nepunes i sherbimit informativ shteteror dhe ka pesuar dëmtime te gjymtyreve ne krye detyres .
Duke qene banorë ne te njejten lagje ,shpesh shtetasi K. R i shante dhe ofendonte me fjale fyese per nje periudhe kohe te gjate te atin e autorit te dyshuar.
Menjehëre pas kryerjes së ngjarjes është larguar me një bicikletë dhe është ndaluar nga punonjësit e patrulles të cilët i ka kundërshtuar me dhunë në tentativë për tu larguar .