Zv.kryetari i PE-së: Turqia, partner kyç i BE-së
Në një deklaratë për radion Polska, Zëvendëskryetari i Parlamentit Evropian (PE), Ryszard Czarnecki, tha se Turqia është një partnere kyçe e Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryetari i Parlamentit Evropian, Ryszard Czarnecki, ka deklaruar se “Turqia është partneri kyç i Bashkimit Evropian.
Në një deklaratë për radion “Polska”, Czarnecki, e ka cilësuar si pozitive vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme të Polonisë, Witold Waszczykowski në Turqi.
Duke theksuar se Turqia është një anëtar i rëndësishëm në NATO, Czarnecki më tej në fjalën e tij ka shtuar: ”Turqia është partneri kyç i BE-së, veçanërisht për krizën e refugjatëve. Vizita e Waszczykowski-t në Turqi është shumë pozitive dhe ka një rëndësi të veçantë për Poloninë. Sidoqoftë gjendja e brendshme e Turqisë, ky vend është një partner i rëndësishëm në politikën dhe ekonominë e Polonisë.”
Czarnecki tha gjithashtu se është në të mirën edhe të Polonisë zbatimi i marrëveshjes që BE-ja që ka nënshkruar me Turqinë (për refugjatët).
Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Witold Waszczykowski të enjten ishte në Ankara për të marrë pjesë në ministerialin tresh Turqi-Poloni-Rumani.