A e dini se shume gazetare, fotoreportere dhe punëtore te Medias kane ikur nga Shqipëria dhe kane kërkuar azil?!
Aulon Kalaja
Disa televizione, se fundmi “AGON Channel” janë mbyllur këto dy vitet e fundit! Mbi 20 emisione janë mbyllur dhe nuk ekzistojnë me, ne hartën mediatike shqiptare. Mbi 80% e mediave vizive dhe te shkruara mbështesin qeverinë, ndërsa “mediat opozitare” janë ne kufijtë e mbijetesës, kane paga modeste nëse i marrin dhe kane dy ose tre gazetare qe duan ta lenë punën. Media te pavarur nuk ka, por media te njëanshme dhe media për interes! Pyetja është: A ka ndonjë reagim nga gazetaret dhe punëtoret e medias, nga “Unioni i Gazetareve”, Komisioni i Medias, Departamenti i Gazetarisë, Shoqëria civile, apo çdo aktor dhe faktor tjetër?! Shënim: I dashur Aulon, Medias dhe gazetareve u duhet te jene te ekuilibruar! S’duhet harruar ky dimension etik e këtij profesioni.