A ka qenë i martuar Konica? Sekondat e fundit të jetës së tij sipas mikes së ngushtë

Faik Konica, lindi më 15 mars të vitit 1875 në Konicë dhe vdiq më 15 dhjetor të vitit 1942 në Uashington.
Ishte bir i derës së famshme të bejlerëve të Konicës, por për jetën e tij familjare, ofrohen shumë pak të dhëna. Ndonjë biografi e vakët e tij thotë se ka qenë i martuar me një farë Sophie Annette Hygo me të cilin i kishte lindur një djalë me emrin Henrik.
Apolineri shkruan se Faiku kishte qenë i martuar, por të dhëna tjera për familjen e tij nuk ofron.
E vërtetë është që Faiku vdiq në Uashington i vetmuar. Pranë iu gjend një mike e tij zonja G. A. Graham nga e cila na ofrohen çastet e fundit të jetës së Faik bej Konicës.
Ja si i përshkruan znj. Graham ato momente: “…Faik bej Konica u përmend përsëri diku nga ora nëntë e pesëdhjetë. Më kërkoi dhe foli pak. Humbi në kllapi dhe hera e fundit kur u përmend ishte më vonë. Kishte nevojë për një gotë ujë, por iu luta që të pres. Ai sikur u pajtua dhe e ktheu kokën. Kjo ishte njëherazi edhe hera e fundit që bisedova me z. Konica…”.