Arratiset shefi i kabinetit të kryeministrit
Martin Protugjer, bashkëpunëtori më i afërt i ish kryeministrit Nikolla Gruevski, sipas informatave të deritanishme të “Centarnews”, ka ikur në Kroaci. Shefi i kabinetit të ish kryeministrit Gruevski, Protugjer thuhet më tepër se tre muaj gjendet jashtë Maqedonisë së bashku me familjen e tij.
Sipas mediave maqedonase, burime të larta nga VMRO informojnë se ka ndodhur një zënkë e madhe mes Protugjer dhe Gruevski meqë sipas tyre ai e ka informuar se ka planë të ikë nga Maqedonia për shkak të frikës nga burgosja, njofton zhurnal.
Kjo zënkë sa që nuk është shndërruar në përleshje fizike, ndërsa fjalët e fundit të Protugjer kanë qenë se nuk do të kthehet kurrë më në vend.
Ndryshe Martin Protugjer njihet si njeriu kryesor për propagandë i ish kryeministrit Gruevski, i cili gati se asnjëherë nuk është eksponuar në publik.