BE e shqetësuar për incidentin në Mushtisht

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësimin për incidentin e sotëm në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës.
Zyra e BE-së ka lavdëruar Policinë e Kosovës për “parandalimin e lëndimeve dhe dëmeve materiale”.
“Ne i kuptojmë plagët e luftës, por respektimi i së drejtës për t’u kthyer, është i domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të Zyrës së BE-së, në facebook.
Please follow and like us: