Albspirit

Media/News/Publishing

Brazil, vazhdon gjykimi i presidentes së pezulluar, Dilma Rousseff

Ish ministri i Ekonomisë tha se presidentja e Brazilit nuk kishte bërë asgjë të paligjshme

Brazil, vazhdon gjykimi i presidentes së pezulluar, Dilma Rousseff

SANTO DOMINGO (AA) – Dëshmitarët të shtunën u përpoqën të shfajësojnë Presidenten e Brazilit, Dilma Rousseff në seancën e tretë të gjykimit të saj, raportojnë mediat lokale të shtunën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ish-Ministri i Ekonomisë Nelson Barbosa tha se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme në veprimet e presidentes së pezulluar, sipas gazetës DW.

Rousseff është akuzuar për shkelje të rregullave fiskale për të fshehur deficitin buxhetor përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2014, duke çuar vendin në krizë të madhe ekonomike.

Parregullsitë që i atribuohen presidentes janë se ajo shpalli dekrete të ndryshme kreditore pa autorizimin e Kongresit.

Por, Barbosa tha se veprimet e saj ishin në përputhje me ligjin e miratuar nga gjykata federale vite më parë dhe interpretimi i ri i ligjit nuk mund të zbatohet në mënyrë retroaktive për të dënuar Rousseff.

Rousseff gjithashtu akuzohet edhe për shtyrjen e pagesave publike në vitin 2014 dhe 2015, për ti përdorur fondet për të mbështetur programin social të qeverisë, në kundërshtim me Ligjin e detyrimeve fiskale.

Rousseff pritet të përgatisë mbrojtjen e saj javën e ardhshme për ti bindur ligjvënësit për pafajësinë e saj.

Please follow and like us: