Albspirit

Media/News/Publishing

Denion Mejdani: Mires vini ne kolumbizimin tone shqiptar!…

Nga Denion Mejdani/Mire se vini ne kolumbizimin tone shqipetar!…

Jam pergjithesisht dakord me disa shqetësime me te fundit te gazetarit Artan Hoxha. Sipas vrojtimeve dhe fakteve te shumta ai parashikon se hashashi i mbjelle ne te gjithe Shqiperine do te sjelle perplasje mes bandave, por dhe midis ketyre te fundit dhe atyre qe do te perpiqen te mbrojne voten e lire dhe te mos lejojne deformimin e procesit zgjedhor.

Keto banda, duke deformuar procesin, nuk do te mbështesin e ndihmojne thjeshte bashkefajtoret ne krim – pjese e qeverisjes – por dhe vete interesin e tyre te drejtperderejte. Sepse, vete shtrembërimi i vullnetit popullor ne favor te rilindjes eshte nje garanci per mbjelljet dhe korrjet pasuese te kanabisit te tyre te vyer.
Ka shume mundesi qe ta shohim dhe perjetojme kete perplasje qe ne zgjedhjet e shtatorit ne Diber, ku sic duket nga informacione jo te pakta, situata eshte mjaft e tensionuar.

Gjithashtu, eshte i rendesishem dhe opinioni i ketij gazetari investigativ qe “nje pjese e mire e fitimeve te vjelura nga ky hashashizim do te hidhen ne zgjedhjet e 2017” sigurisht per te manipuluar rezultatin ne favor te Rilindjes, gje qe mund te provokoje e ushqeje nje vonese gati fatale ne te gjitha proceset integruese, deri dhe kolumbizimin e metejshem te vendit ne nje periudhe relativisht te gjate.
Eshte e dhimbshme, por ekzistojne jo pak fakte qe deshmojne se keto banda dhe sekti rilindas jane te nderthurur e te pandare midis tyre, madje pjese te se njejtit mozaik qe kane interes primar mbajtjen apo dhe perkeqesimin e situates aktuale te rendit, ekonomise, arsimit, shendetesise, turizimit, lirise se medias, deri te vete infrastruktures, sidomos asaj rurale. Dhe, ne mjaft aspekte, te gjitha keto fusha te veprimtarise ne vendin tone jane goditur jo pak, aq sa mund te flitet deri per perkeqesim te qellimte te gjendjes se tyre. Partneret ne krim kerkojne rend te dobet, mundësisht vetem ne sherbim te tyre.

Ata kerkojne, gjithashtu, situate ekonomike ne varesi te plote, pompime te gënjeshtra ne arsim e shendetesi, gjithmonë me synimin per te nënshtruar, per te blere, keqperdorur e shtypur popullaten, per te minimizuar rezistencen e saj. Ata mbyllin, blejne e keqperdorin media e gazetare, aktivizojne e pompojne pseudo-gazetare e “shpifes sociale”, pikërisht per te zhdukur e shuar te verteten, per t’u degjuar e perhapur vetem versioni tyre brenda e jashte vendit. Ata perpunojne madje dhe blejne mbeshtetje te huaj, perfshi dhe perfaqesues organizmash nderkombetare apo diplomate te veçante. Dhe, sic u tha me siper, ata nuk duan infrastrukture e turizem se duan qe zonat e mbjella te jene sa me te izoluara e sa me te paarritshme. Nuk duan zhvillimin ekonomik jo vetem per te varferuar popullaten, per ta blere e nënshtruar ate, por dhe sepse nuk duan te terheqin te huajt dhe investimet e tyre. Me synim te qarte qe ky kanabizim te mos fotografohet, te mos dale ne drite te diellit! Nuk mendoj eshte e rastësishme, qe nga nje sinoptike e tille, keto tre vjet jane duke u larguar shume biznese te huaja.

Please follow and like us: