Albspirit

Media/News/Publishing

Doktori Vargu kundër “Rilindasit doktor Rama”: Turp çfarë po ndodh në Dibër, ja çfarë pashë atje 

 

 

Zgjedhjet në Dibër janë kthyer në vëmendjen e të gjithëve, ndërsa përballja duket se do të jetë e ashpër për shkak se shteti ka angazhuar të gjithë strukturat e tij dhe mazhoranca ka dërguar atje të gjithë “të fortët” e saj.

Këtë e vërtetojnë shumë prej njerëzve që janë në fushatë atje. Një prej tyre është edhe Petrit Vargu, doktor dhe anëtar i PS-së dhe ish-anëtar i Këshillit Kombëtar.

Ja çfarë shkruan doktori, Petrit Vargu:

Isha në Dibër ke njerëzit e mi dhe pashë nga afër fushatën. Asnjë rilindas, intelektual apo socialist i vërtetë nuk dukej në fushatë. Në vend të tyre kishte “të fortë”, që bënin fushatë për PS-në.

Ky lloj kompensimi po e shkatërron PS-në. Mendoj që mungesa e personalitetit të rilindasve, si dhe paaftësia e tyre për të tërhequr masën e ka bërë PS-në të drejtohet nga të “të fortët”.

Please follow and like us: