Gjermanët kundër një mandati të katërt të Merkel
Gjysma e gjermanëve nuk dua që Angela Merkel të jetë kancelarë në një mandat tjetër, sipas një sondazhi të publikuar sot.
Sondazhi, i kryer nga kompania Emnid për gazetën “Bild am Sonntag”, tregon se 50 për qind e gjermanëve i kundërvihen një mandati të ri të Merkelit, ndërsa 42 për qind janë pro.
Ndërkohë që 70 për qind e përkrahësve të partisë së Merkelit, Unioni Kristiandemokrat (CDU) duan që liderja e tyre të mbetet kancelare pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 2017, ndërsa vetëm 22 për qind e tyre nuk duan që ajo të vazhdojë një mandat tjetër.
Nga ana tjetër Angela Merkel ende nuk është shprehur nëse ajo do të përpiqet të vahzojë një mandat tjetër apo jo.
Please follow and like us: