Albspirit

Media/News/Publishing

Ikonat e shekullit XX

Princess-Diana-and-Mother-Theresa

Nga Charlie Chaplin, Ernesto Che Guevara, Albert Einstein, shqiptarja Nënë Tereza e deri te Princesha Diana: Njihuni me 10 ikonat e shekullit XX.

Princeshë Diana

princesha diana

Martesa e saj ishte një përrallë e vërtetë sipas medias, ndonëse ajo ishte zonja Diana Spencer, pra nuk ishte një grua e thjeshtë. Martesa e saj mori fund dhe ajo vdiq në mënyrë tragjike, por fitoi zemrat e shumë njerëzve në Britani dhe në botë. Ajo ishte anëtare e familjes mbretërore britanike dhe tregoi përkujdesje për ata që vuanin nga HIV/AIDS. Gjithashtu, ajo punoi për të ndaluar minat e përdorura në fushat e luftës. Fytyra e saj gjendet në shumë postera dhe artikuj të tjerë, ndërsa vazhdon të frymëzojë zemrat e shumë njerëzve.

 

Walt Disney (1901-1966)

waltdisneymickeymo_2703112b

Walt Disney ishte një prodhues, regjisor, skenarist, animator, sipërmarrës, ikonë ndërkombëtare dhe filantropist, i mirënjohur për influencën e tij në fushën e argëtimit gjatë shekullit XX. Bashkë me vëllanë e tij Roy O. Disney, ai ishte bashkëthemelues i Produksioneve Walt Disney. Korporata tani njihet si The Walt Disney Company dhe ka të ardhura vjetore rreth 35 bilionë dollarë. Disney njihet veçanërisht si prodhues filmash dhe showman popullor, si edhe si krijues i animacioneve dhe dizajnimeve. Walt Disney i dha botës atë miun e mrekullueshëm, Mickey, dhe pas vdekjes së tij ka pasur shumë parqe lojërash dhe filma në kujtim të tij. Ai ndryshoi fytyrën e botës së argëtimit për fëmijë.

Marilyn Monroe

marylin

Norma Jean Mortenson ishte aktore, këngëtare dhe modele. Buzët e kuqe dhe fustanet e saj janë imazhe të fuqishme të shekullit XX. Ajo ishte gjithashtu një aktore komike e njohur, si për shembull në filmin “Some like is hot” dhe ka frymëzuar shumë artistë dhe shkrimtarë të ngjashëm. Vitet e saj të fundit u shoqëruan nga sëmundje, probleme personale dhe nga një reputacion jo i mirë; për të thuhej se ishte e paqëndrueshme, nuk mund t’i besohej dhe se të punoje me të ishte shumë e vështirë. Rrethanat e vdekjes së saj, nga një overdozë kanë qenë objekt hamendësimesh. Ndonëse zyrtarisht vdekja e saj klasifikohet si “vetëvrasje e mundshme”, mundësia e një overdoze aksidentale, nuk përjashtohet. Në vitin 1999, Monroe u rendit si gruaja “star” e gjashtë e të gjitha kohërave, sipas Institutit të Filmit Amerikan. Në vitet dhe dekadat që pasuan vdekjen e saj, Monroe-s i referohen shpesh si një ikonë kulturore, si dhe si seks simboli i shquar amerikan.

 

John Lennon

john_lennon

John Lennon ishte anëtar i grupit të njohur Beatles, nga më të vlerësuarit nga kritika, poet dhe rebel. Ai gjithashtu aktronte, shkruante dhe pikturonte. Megjithatë, ai do të mbahet mend mbi të gjitha për këngën e tij “Imagine”, në të cilën bënte thirrje për paqe në botë. Lennon kishte një natyrë rebele në të gjitha veprimtaritë e tij, duke qenë kontroversal në mendimin politik dhe në aktivizimin për paqen. Ai shkoi në Nju Jork City në vitin 1971 kritikoi luftën e Vietnamit, ndërsa këngët e tij u përshtatën nga lëvizja kundër luftës.

 

Ernesto Che Guevara

Che-Guevara

Ernesto Che Guevara ishte antiteza e Gandhit, ndonëse ishte doktor dhe kishte punuar me lebrosët, ai besonte se beteja e armatosur ishte e vetmja mënyrë për të ndrequr gabimet. Ai ishte komunist dhe luftëtar dhe iu bashkua betejave, të cilat ai i shihte si përpjekje të të varfërve për t’u çliruar nga pushtuesit e pasur në Amerikën Jugore dhe veçanërisht në Kubë. Ai u lind në Argjentinë dhe mbahet mend kryesisht për luftën në Kubë, përkrah Fidel Castros dhe gjithashtu për flokët dhe beretat e egra, të cilat shihen ende në postera, kriklla, bluza etj. U ekzekutua në Bolivi.

 

Albert Einstein

albert ajnshtajn

Albert Einstein ishte një fizikan i madh, i cili mori çmimin “Nobel” për Ligjin e efektit fotoelektrik, ndonëse ai njihet më së shumti për teorinë e relativitetit. Në fillim të karrierës së tij, Einstein mendoi se mekanika njutoniane nuk ishte më e mjaftueshme për të shpjeguar ligjet e fushës magnetike përmes ligjeve të mekanikës klasike. Kjo çoi në zhvillimin e teorisë së relativitetit. Ai kuptoi se parimet e relativitetit mund të zgjateshin në fushat gravitacionale dhe me teorinë plotësuese të gravitetit në vitin 1916, ai publikoi një artikull mbi teorinë e përgjithshme të relativitetit. Ai gjithashtu hetoi cilësitë termike të dritës, të cilat çuan në themelimin e teorisë së fotoneve. Në vitin 1917, Einstein aplikoi një teori të përgjithshme relativiteti për të modeluar strukturën e universit, si të tërë. Pamja e tij e çuditshme dhe e çrregullt e bën atë të njohur edhe sot, më shumë se 50 vite më pas.

 

Charlie Chaplin

Charlie_Chaplin

Charles Spencer Chaplin Jr. KBE është ndoshta aktori komik më i mirë i filmave pa zë. Portreti i tij, me mustaqet si furçë e ka shndërruar në ikonë për shumëkënd dhe sigurisht në një nga ikonat e shekullit XX. Profili i tij i lartë publik dhe jeta private janë njëkohësisht mikluese dhe kontroversale. Identifikimi i tij me të majtën e detyroi të rishpërngulej në Europë gjatë periudhës McCarthy, në fillim të viteve 1950. Nuk do të harrohen asnjëherë filmat e tij, ku cinizmi politik dhe satira e humorit, godisnin thellë problematikat e ndryshme, si për shembull roli i tij në filmin “Diktatori i madh”, ku qartazi ironizohet Hitleri, në një kohë kur ishte në lulëzim të fuqisë së tij. Në vitin 1999, Instituti i Filmit Amerikan e renditi Chaplin-in si legjendën e dhjetë më të njohur të të gjitha kohërave.

Nënë Tereza

nene-tereza

Nënë Tereza, e lindur në Shqipëri në vitin 1910, vdiq në Kalkuta në vitin 1997. Ajo njihet mbi të gjitha për punën e saj në lagjet e varfra të Kalkutës. Një nga shprehjet e saj më të njohura ishte “E djeshmja ka ikur, e nesërmja nuk ka ardhur ende. Ne kemi vetëm të sotmen. Le të fillojmë”. Ajo fitoi çmimin “Nobel” për Paqe në vitin 1979 dhe u shenjtërua nga Kisha Katolike Romane, pas vdekjes. Kjo do të thotë që, nëse njerëzit në Kalkuta, ku ajo punoi pa u lodhur për të përmirësuar jetën e të varfërve, mund ta adhurojnë atë nëse duan, pa zemëruar Kishën.

 

Gandhi

210

Moham Das Karam Chand Gandhi, i njohur si Mahatma Gandhi, u lind në vitin 1869 dhe derisa u vra predikoi pareshtur rezistencën jo të dhunshme ndaj udhëheqjes britanike në nën-kontinentin indian. Ai ishte njeri i butë dhe i përulur dhe ndihmoi në formësimin e nën-kontinentin, ashtu siç është sot. Ai ishte frymëzim për ata që besonin në protestat paqësore. Gandhi drejtoi fushatën në mbarë vendin, gjatë Kongresit Kombëtar Indian të vitit 1921, për të lehtësuar urinë, për të zgjeruar të drejtat e grave, për të ndërtuar miqësi fetare dhe etnike, por mbi të gjitha për të arritur Swaraj-in – pavarësinë e Indisë nga dominimi i huaj. Gandhi predikonte praktikën e paqes dhe të së vërtetës në të gjitha situatat dhe u bënte thirrje të tjerëve që të vepronin po njësoj. Ai jetoi modestisht, në një komunitet rezidencial dhe vishte veshjen tradicionale indiane (dhoti dhe shawl), hante ushqim të thjeshtë vegjetarian dhe po ashtu kryente veprime të gjata për vetë-pastrim dhe për protestë sociale.

Nelson Mandela

mandela

Nelson Mandela, ishte një nga figurat më karizmatike dhe influencuese të shekullit XX. Ai ishte djali i kreut të një fisi, i mirë-arsimuar dhe me një talent të jashtëzakonshëm. Ai e përdori këtë talent për të rregulluar gabimet dhe për të përmirësuar sistemin e aparteidit në Afrikën Jugore. I burgosur politik në vitin 1962, pas masakrës së Sharpeville-it, ai u dërgua në ishullin famëkeq të Robinsit, deri në vitin 1990. Ai u kthye në Afrikën Jugore dhe u bë Presidenti i parë me ngjyrë, ndërsa në vend të hakmarrjes, predikoi pajtimin dhe bashkimin.

Please follow and like us: