Iraku i kërkon Arabisë Saudite ta ndërrojë ambasadorin
Iraku thotë se ka kërkuar nga Arabia Saudite që të zëvendësojë ambasadorin e saj në Bagdad.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Irakut, Amed Jamal ka thënë sot se qeveria në Bagdad, ka dërguar kërkesë zyrtare në Riad, që të zëvendësohet ambasadori i tyre Thamer al-Sabhan.
Ky veprim vjen pasi ambasadori Sabhan është cituar të ketë thënë se inteligjenca irakiane i ka siguruar atij informacione lidhur me një atentat të planifikuar ndaj tij, transmeton REL.
Ai ka thënë se kjo gjë po ndodhë për shkak rivalit të Arabisë Saudite, Iranit, pasi ky i fundit po mundohet që të frenojë qeverinë saudite që të bëjë reforma në Irak dhe në vende të tjera arabe.
Jamal ka thënë se komentet e ambasadorit suaditë ishin të pavërteta dhe se dëmtojnë marrëdhëniet në mes të dyja shteteve.
Please follow and like us: