Irani paraburgos një anëtar të ekipit negociator të programit bërthamor

Irani thotë se ka paraburgosur njëanëtar të ekipit negociator me fuqitë botërore për programin bërthamor të Teheranit, nën dyshimin për spiunim.
Zëdhënësi i Gjyqësorit, Gholamhosein Mohseni Ejehi ka thënë se i ndaluari nga policia është liruar me kusht pas disa ditësh të qëndrimit në burg, por se akoma është nën hetime, raportoi media shtetërore iraniane.
Ejehi e ka përshkruar të dyshuarin, i cili nuk është identifikuar, si “spiun që ishte infiltruar në ekipin negociator për programin bërthamor”.
Sipas Ejehi, i ndaluari, është marrë në pyetje pas dyshimeve të ngritura të një deputeti, për shkak se ky anëtar i ekipit negociator për programin bërthamor, kishte shtetësi të dyfishtë.
Mediat lokale kanë raportuar se është paraburgosur iraniano-kanacezi Abdulrasoul Dorri Esfahani, i cili ishte pjesë e ekipit që ka punuar në heqjen e sanksioneve ekonomike dhe ishte njëri prej negociatorëve kryesor të marrëveshjes bërthamore, që u arrit vitin e kaluar ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore.
Marrëveshja ka mundësuar që Iranit t’i hiqen shumica e sanksioneve ndërkombëtare në këmbim të frenimit të programit bërthamor.