Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeministri irakian Al-Abadi: Qyteti Khalidiya u çlirua nga DAESH-i

Kryeministri irakian Haider al-Abadi konfirmoi çlirimin e qytetit Khalidiya dhe se nuk është më në duart e organizatës terroriste DAESH

Kryeministri irakian Al-Abadi: Qyteti Khalidiya u çlirua nga DAESH-i

ANBAR (AA) – Kryeministri irakian Haider al-Abadi konfirmoi të djelën se qyteti Khalidiya, që ndodhet në provincën perëndimore të Irakut Anbar është çliruar dhe nuk është më në duart e organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Në përleshjet mes organizatës terroriste DAESH dhe forcave të ushtrisë irakiane në provincat Enbar dhe Selahaddin të Irakut humbën jetën 5 ushtarë dhe 9 militantë.

Koloneli Velid ed-Duleymi, nga Komanda e Operacioneve të Enbar-it, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se në përleshjet të ndodhura pas sulmit të militantëve të DAESH-it ndaj njësisë së rojeve kufitare në qarkun Er-Ratbe të qendrës Ramadi në Enbar u vranë 5 ushtarë dhe të paktën 9 militantë.

Duleymi theksoi se forcat e sigurisë kanë zmbrapsur sulmin dhe se militantët janë detyruar të tërhiqen në veri të qarkut.

Please follow and like us: