Albspirit

Media/News/Publishing

Malarja rrezikon të rikthehet në listën e sëmundjeve

Shqipëria ka regjistruar 4 raste me malarje gjatë këtij viti. Shefi i pavionit të sëmundjeve infektive pranë Spitalit Infektiv, Arjan Harxhi thotë se gjatë 20 viteve janë regjistruar 40 të infektuar. Rastet janë të importuara, por mjeku infeksionit nuk përjashton mundësinë e rikthimit të malarjes në lisëten e sëmundjeve edhe në vendin tonë.

E nëse rastet do të vijnë në rritje, Harxhi kërkon më shumë vëmndje sa i takon medikamenteve.

Lidhur me këtë çësthje Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i kontaktuar nga Televizioni Klan u shpreh se ministria po vazhdon me dezinsektimin i cili ccon në reduktimin e vektorit transmetues të malarjes.

Në funksion të plotë është edhe sistemi i survejancës që identifikon çdo rast të sëmundshmërive infektive përfshirë këtu edhe malarje. Ai bëri me dije se sëfundi është nëshkruar një marrëveshje me “Global Fund” i cili mundëson grant për hiv aidsin, tuberkulozin dhe malarjen. Sa i takon të prekurve ministri u shpreh se në bashkëpunim më shërbimin infektiv do të merren masa për shtimin e gamës së antimalarikëve.

Please follow and like us: