MARSEJA, NIKOQIR I BIENALES MANIFESTA 2020
Qyteti francez Marsejë ka fituar të drejtën e organizimit të Bienales artistike Manifesta, një ndër bienalet më të rëndësishme të artit në Evropë
Është hera e parë që Franca është nikoqire e kësaj bienale në 20-të vite të veprimit të saj. Manifesta çdo dy vite organizohet çdo herë në një qytet tjetër, me fillim në Rotterdam të Holandës.
Këtë vit, në anën tjetër, Manifesta do të nisë me 18 shtator në Cyrih të Zvicrës ndërsa pas dy vitesh do të mbahet në Sicili të Italisë. Bienalja konsiderohet si një ‘rendezvous’ – pikëtakim për artistët më të mirë bashkëkohorë, dhe krahasohet me Bienalen e Venecias ose me Documenta në Kassel.
Manifesta provon të nxisë debat edhe në çështje të ndryshme artistike, sociale e kulturore. Qytetarët e Cyrihut tanimë shprehen të gatshëm ta përqafojnë organizimin e bienales në qytetin e tyre.
Këtë vit, në këtë festë artistike do të marrin pjesë mbi 60 artistë nga shtete të ndryshme të botës, nën konceptin “Çka bëjnë njerëzit për para”.
Edicionet e kaluara të Bienales Manifesta janë zhvilluar në Ljublanë, Nikozi, Frankfurt, Tirol, San Sebastian, Luksemburg, Shën Petersburg etj.