Albspirit

Media/News/Publishing

Marubi, muzeu i fotografisë

Marubi, muzeu i fotografisë

Fotografia u shpik zyrtarisht në vitin1939, ndërsa italiani Pietro Marubi, e filloi biznesin e tij të fotografisë në vitin 1859 në Shkodër. Më 9 maj, Ditën e Europës, në shëtitoren “Kol Idromeno” çelet Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi.

Luçian Bedeni, drejtor i Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi: Ne gjejmë të ekspozuara foto në negativ që burojnë nga arkiva e pashtershme e dinastisë Marubi. Është interesant roli i femrës në imazhet e Marubit dhe praktikisht sot kemi 3 video të cilat i përkasin fotografëve të gjeneratave të dinastisë Marubi. Hapësirën në të cilën ne gjejmë ekspozimin e imazheve të 3 gjeneratave të dinastisë Marubi. Po ashtu gjejmë pikëtakimin të fotografit me personat që kanë dëshirë të fotografohen. Ne kemi ilustruar këtu procesin e zhvillimit të një fotografisë. Një pjesë të këtyre imazheve që i shihni të ekspozuara në pozitiv këtu ke mundësi t’i shikosh edhe në negativ.

Ne vizituam Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi afërsisht katër muaj pasi këto salla u inauguruan për të theksuar edhe njëherë rëndësinë e trashëgimisë së artit të fotografisë në vendin tonë. Një pjesë e madhe e imazheve të dinastisë Marubi do të jenë të ekspozuara në Muzeun Foam në Amsterdam.

Please follow and like us: