Albspirit

Media/News/Publishing

Miss Kosova 2016/ Surpriza pafund, fushatë kundër kancerit të gjirit dhe 2 vajza të huaja në konkurrim

Miss Kosova 2016/ Surpriza pafund, fushatë kundër kancerit të gjirit dhe 2 vajza të huaja në konkurrim

 

Gjithçka është gati për të filluar më 7 shtator gara e Miss Kosova 2016. Janë përzgjedhur vetëm 15 vajza nga më shumë se 200 aplikante, të cilat do të jenë pjesë e finales e cila do të mbahet më 7 Shtator. Në mesin e garuesve është edhe Camila Barraza nga Buenos Aires i Argjëntinës, kjo është hera e parë që në një garë bukurie në Kosovë po garon edhe një 23 vjeçare nga Argjetina. Në këtë edicion ka konkuruar edhe italianja Alison Paloma e cila pas ngjarjeve të fundit në Itali ka anuluar pjesëmarrjen. E veçanta e këtij edicioni është edhe “reality show”, një përmbledhje ditore e aktivitetit të vajzave e cila do të transmetohet cdo ditë në Klan Kosova. Gjithashtu, temë kryesore e këtij edicioni është fushata vetëdijsuese për kancerin e gjirit, e cila do të zgjasë 12 muaj. Përgjegjesi e Miss Kosova 2016, përpos pjesëmarrjes në Miss Universe do të jetë edhe realizimi i kësaj fushate 1 vjecare. Këtë edicion, Kosova do të kurorëzojë bukuritë e tokës dhe universit. Do të ndahen dy kurora, ajo e Miss Earth dhe Miss Universe. Finalja do të mbahet më 7 Shtator.

Please follow and like us: