Schumacher bënë hapat e para me ndihmën e terapistit
Informacionet e reja rreth pilotit të famshëm të F1 vijnë para një “terri mediatik” gjithnjë e më të madh rreth gjendjes së tij shëndetësore dhe e gjitha kjo me kërkese të familjes së tij
GJENEVË (AA) – Piloti legjendar i Formula 1 Michael Schumacher (47), dy vjet e gjysmë pas aksidentit të rëndë gjatë skijimit, bëri hapat e tij të parë me ndihmën e terapistit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky informacion është publikuar nga media kineze Yibada e cila operon në 35 kryeqytete të botës, ndërsa konfirmime zyrtare rreth gjendjes së Schumacher-it ende mungojnë. Informacionet e reja rreth pilotit të famshëm të F1 vijnë para një “terri mediatik” gjithnjë e më të madh rreth gjendjes së tij shëndetësore dhe e gjitha kjo me kërkesë të familjes së tij.
Ish piloti i Formula 1 Philippe Streiff tha se Schumacher është i vendosur në karrocë invalidore, sepse nuk është në gjendje të lëviz në mënyrë të pavarur.
Schumacher, piloti më i suksesshëm në historinë e Formula 1, në një aksident me ski në dhjetor të vitit 2013 pësoi dëmtim të rëndë në kokë dhe tru pas përplasjes në një shkëmb. Në gjendje kome ishte deri në shtator 2014 pas së cilës shërimin e vazhdoi në shtëpi.
Pas këtij rasti në opinion ka pasur shumë pak informacione në lidhje me shëndetin e tij dhe asnjë foto e tij nuk është publikuar pas aksidentit. Më shumë informacione për shëndetin e legjendës së Formula 1 në muajt e fundit mediat botërore kanë kërkuar nga ish-kolegët e tij Jean Todt dhe Ross Brawn, të cilët pas vizitës së Schumacher shkurtimisht thanë se ai ende është “duke luftuar”.