Sekretet e lumturisë së vërtetë
Lumturia është një nga gjërat më të rëndësishme në jetë, por gjithashtu edhe më e vështira për tu studiuar.
Psikiatri Robert Waldinger, drejtor i studimit të Harvard të Zhvillimit të të rriturve (studimi më i kompetuar i jetës së të rriturve), ka zbuluar disa nga sekretet e lumturisë.
Sipas studimit të zhvilluar për 75 vjet, që nga viti 1938, marrëdhëniet e mira na bëjnë më të lumtur dhe të shëndetshëm.
Studiuesit mbikqyrën jetën e burrave përfshirë cilësinë e martesës së tyre, kënaqësinë në punë dhe aktivitetet sociale çdo dy vite dhe monitoruan shëndetin e tyre fizik çdo pesë vite.
Ja tre sekretet e lumturisë së vërtetë sipas Waldinger:
1.Lidhjet e afërta
Burrat në të dy grupet e studimit të Harvard, të cilët ishin më të afërt me familjen, miqtë ose komunitetin ku jetonin ishin më të lumtur e të shëndetshëm se sa pjesa tjetër. Gjithashtu, ata kishin prirje për të jetuar më gjatë.
2.Cilësia (jo sasia) e lidhjeve
Nuk është e rëndësishme vetëm të jesh në një lidhje. Çiftet e martuara të cilët pranuan se debatonin vazhdimisht dhe kishin pak afeksion ndaj njëri tjetrit, ishin më pak të lumtur se sa njerëzit qe nuk ishin të martuar fare.
3.Martesa të qëndrueshme dhe suportive
Njerëzit të cilit ishin të martuar pa u divorcuar, ndarë apo pa patur probleme serioze deri në moshën 50 vjeç dolën më mirë në testin e memories se sa ata të cilët nuk ishin, sipas studimit të Universitetit të Harvard.