Albspirit

Media/News/Publishing

Shkup, universitet në gjuhën shqipe, me emrin Nënë Tereza

20160826114438736600  Në kryeqytetin e Maqedonisë  në Shkup këtë vit shkollor,  fillon punë Universiteti që mban emrin “Nenë Tereza”.

Hapja e një Universiteti në gjuhën shqipe në kryeqytet ishte ëndërr dhe përpjekje e kamotshme e shqiptarëve. Kjo është një ngjarje e rëndësishme për plotësimin e aspiratave dhe për realizimin e të drejtave të shqiptareve që jetojnë në Shkup

Këtë njoftim e ka dhënë profesori Lutfi Istrefi, në rrjetin social Facebook duke shkruar se fillimi i punës së këtij Universiteti, në 4 shtator, ne Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës e bën edhe më të rëndësishëm atë për popullin shqiptar.

‘Kjo është edhe një arsye që ky Universitet të dallohet me punën e vet, kualitetet dhe kriteret, të arrijë suksese dhe standarde evropiane. Shpresojmë që edhe këtë radhë nuk do të mungojë përkrahja e Universitetit të Prishtinës, pas ndihmës që ky i fundit i dha Universitetit Shtetëror të Tetovës” ka shkruar profesori mes tjerash, figurë e njohur akademike në Tetovë e në mbarë shqiptarinë.

Please follow and like us: