Albspirit

Media/News/Publishing

Spanjë, drejt zgjedhjeve të treta brenda një viti?

Këtë të mërkurë Spanja do të vendosë nëse do t’i drejtohet sërish zgjedhjeve parlamentare për herë të tretë brenda një viti. Kryeministri aktual, Mariano Rajoy pritet të përballet me një mocion besimi në Parlament, pasi nuk ka arritur të krijojë shumicën e nevojshme për të qeverisur. Spanja ka 3 muaj pa një qeveri efektive që nga zgjedhjet e qershorit, që u zhvilluan edhe ato pas zgjedhjeve të dhjetorit.

Partia Popullore e Rajoy fitoi numrin më të madh të votave, por ajo nuk krijon dot shumicë edhe me mbështetjen e Ciudadanos(Qytetarëve) të qendrës.
Socialistët kanë abstenuar çka sjell në mocionin e radhës, ndërkohë që impasi i krijuar ka sjellë pasoja të mëdha për vendin. Mediat raportojnë se opozita socialiste nuk ka për të ndryshuar qëndrim, duke e bërë opsionin e zgjedhjeve shumë të mundshëm.

Please follow and like us: