Albspirit

Media/News/Publishing

Tre “bombat” që do të plasin në shtator për shqiptarët

Tre "bombat" që do të plasin në shtator për shqiptarët

Të gjithë janë dakort se këto ditë gushti janë të një qetësie të rreme. Njerëzit janë të hutuar mbas detit, mbas udhëtimeve, mbas seksit dhe mbas ushqimit. Një kohë e përshtattshme për të përgatitur “bombat” që do të plasen në shtator.

 

Bomba e parë lidhet me Ligjin për mediat. Qeveria është gati për një përplasje të fuqishme me mediat, që nuk i nënshtrohen. Dhe nuk ka “faj”. Kryeministrat e Shqipërisë kanë shpenzuar në këto 25 vite qindra miliona dollarë për të nënshtruar, blerë apo joshur mediat kryesore në vend gjithë këto vite. Faktet tregojnë se pronarët e mediave në Shqipëri, janë bërë ndërtues të suksesshëm pallatesh, biznesmenë të të gjitha fushave, falë llokmave që kanë marrë ndër vite, për shërbimet e bëra.

Mirëpo interneti popullor,  kjo shpikje e 10 vjecarit të fundit, ka sjellë lulëzimin e Portaleve dhe fillimin e perëndimit të Televizioneve, funeralin e gazetave dhe kanë celur një Erë të re mediatike.

 

Pluraliste, shpesh të pasaktë dhe rrugace, por mbi të gjitha mjaft të Lirë dhe të Pakontrollueshme nga një pushtet i vetëm.

Kjo “anomali” e kësaj Ere të re, do të jetë edhe objekti i ri, i luftës ligjore dhe jo vetëm që kryemistri ka ndërmend të fillojë në shtator.

Me projektligjin e ri, kundër shpifjes, që në të vërtetë sjell një kufizim të guximit të mediave rrebele të portaleve.

 

Bomba e dytë, lidhet me situatën ekonomike, që shqiptarët do të gjejnë kur të kthehen xhepazbrazur nga pushimet. Një mungesë e theksuar e rritjes ekonomike, pakësim të parasë në qarkullim, taksa të reja si ajo e blerjeve on line, cmime të rritura dhe ulje të fuqisë blerëse të lekut.

 

Bomba e tretë, do të jetë fillimi i ashpër i Luftës Politike. Nga shtatori do të fillojë “beteja” e Vettingut, që do të thotë beteja për bërjen konkrete të Reformës në Drejtësi. Do te fillojë nga puna Byroja Kombëtare e hetimit dhe do të kemi shkarkimet e para në sistemin e Drejtësisë. Nëse ndërkohë Ligji për median kalon, ato cka do të thotë komisioni i Vettingut, të drejta apo të shtrembëra, do të jenë të pakontestueshme. Sepse gazetarët që do të shkruajnë për to, rrezikojnë 3 vite burg për shpifje. Dhe gjykimet do ti bëjnë gjygjtarët e rinj, që do të jenë të etur edhe ata, për të vendosur autoritetin e tyre publik, me dënime të bujshme, nga bota politike dhe nga ajo mediatike.

Please follow and like us: