Albspirit

Media/News/Publishing

Zbardhet version i policisë për të shtënat tek “Rruga e Elbasanit”

Një person ka hapur panik ditën e sotme në Tiranë, teksa ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tij.Ngjarja ka ndodhur në “Rruga e Elbasanit” ditën e sotme në mesditë kur zona ishte e populluar edhe nga njerëzit. Burime nga Policia thonë se personi që ka qëlluar me armë është arrestuar dhe marrë në pyetje në Polici. Bëhet fjalë për shtetasit Ermal Kadilli, 36 vjeç, Dritan Masha, 36 vjeç, Dritan Ago, 35 vjeç, të tre banues Tiranë. Ata po udhëtonin në një automjet tip Jeep, me targa AA 425 ON dhe dyshohet të kenë qëlluar me armë pasi kanë dalë nga një resort (bar ­ restaurant) në Mullet.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, bënë të mundur kapjen në flagrancë të tre shtetasve: Ermal Kadilli, 36 vjeç, Dritan Masha, 36 vjeç, Dritan Ago, 35 vjeç, të tre banues Tiranë. Ata po udhëtonin në një automjet tip Jeep, me targa AA 425 ON dhe dyshohet të kenë qëlluar me armë pasi kanë dalë nga një resort (bar ­ restaurant) në Mullet. Policia ka marrë informacion dhe është vënë në ndjekje te tyre.

Rreth orës 14:40, janë konstatuar në rrugën e “Elbasanit”, nga patrulla e dytë pasi nuk i kanë qëndruar patrullës policore në vendin e njohur si rreth rrotullimi TEG­ut. Në momentin e ndalimit këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe menjeherë kanë hedhur jashtë në tokë sendin e kundraligjshëm, një armë zjarri pistoletë tip TT. Dyshohet se arma i përkiste shtetasit Ermal Kadilli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vendngjarje (Mullet)janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us: