Bukuroshja shqiptare nga Zvicra përfaqëson Kosovën në “Face of Beauty Internacional”
Këtë lajm ajo e ka shpërndarë edhe me miqtë e saj në “Facebook”, në të cilën ka shkruar në dy gjuhë: frëngjisht dhe shqip
Ajo nuk arriti të fitojë kurorën e bukurisë në “Miss & Mister Suisse Francophone 2016”, por arriti të bëhet pjesë e një gare botërore. Bukuroshja kosovare, e cila jeton në Zvicër, Qendresa Azemi, është zgjedhur të jetë përfaqësuese e Kosovës në spektaklin e bukurisë “Face of Beauty Internacional 2016” që do të mbahet në Ulan Bator të Mongolisë.
Këtë lajm ajo e ka shpërndarë edhe me miqtë e saj në “Facebook”, në të cilën ka shkruar në dy gjuhë: frëngjisht dhe shqip:
“Jam krenare që përfaqësoj vendin tim në Face of Beauty Internacional 2016. Prej 10 deri më 23 shtator 2016 në Mongoli. Falënderoj Ferdi Avmedoskin, sepse pa të kjo nuk do të kishte qenë e mundur”, ka shkruar Qëndresa, njofton albinfo.ch.