Cannabisi i mbjelle dje nuk është inicident, por i planifikuar!
Nga Ylli Dylgjeri
Ngela shtatzënë se nuk bëra planifikimin familjar! Dëgjohet rralle e më rralle sot ky ankimim. Në kohët moderne të planifikimit familjar ky quhet incident. Ose injorance se nuk di, apo nuk u llogarit ciklin. Kjo edhe besohet…
Po të besojme se u gjendem në fund të gushtit me barrën hashash, me fushat plot me bime te mbjella, e te deklarojmë se sot asnje cm e siperfaqes nuk është jashte kontrollit policor, kjo nuk hahet ne 2016!!!
Ose atehere na mesoni si hahet tymi? Për të mos vijuar me pyetjen: Ku ishe ti Adam?
Pas suksesit të arritur ne Lazarat, tërë vendit i filloi “cikli” i drogës. Nga hyri fara e hashashi? Ku u çdoganua? Si u transportua? Si u kultivua?
Shifrat thonë se siperfaqet jane dyfishuar aq sa shqipëria po konkuron sot edhe si nje vend i gjelbëruar në europë. Studjuesit, po e barazojne për jeshillek shqipërine me italine fqinje. Ndërsa për prodhim hashashi, të parët në Europë!
Atëhere për çfare kontrolli territori krenohemi sot? Ka agjent kriminal! Ka sherbim informativ? Ka pune parandaluese? Ka inspektore zonal? Ka pushtet vendor? Ka bashkepunim policor? Ka police? Ka matrice? Ka, ka…pa fund sa do te talleshit me mua qe po vazhdoj të bëj pyetje si një kokosh me ka-ka-ka..?
Se fundi, me dhimbje pohoj, se situata e drogës në vend po tregon se si është bëre reforma ne policinë e shtetit. Parcelat e mbjella me kanabis nuk jane një shtatëzani në errësirë. Ato janë të planifikuara dhe të drejtuara në ditë me diell.
Tjerat jane pallavra.