Albspirit

Media/News/Publishing

Çitaku tregon në Këshill të Sigurimit për Masakrën e Krushës së Madhe

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pas fjalës së Daçiqit, duke kujtuar se paramilitarët serbë kanë dhunuar dhe kanë shkatërruar Kosovën.

Ajo ka treguar ngjarjen e Fahrije Hotit, nga Krusha e Madhe, ku ndodhi një nga masakrat më të mëdha në Kosovë, transmeton Koha.net.

“Burri i Fahrije Hotit me 240 civilë të tjerë u masakruan në Mars 1999, në Krushë, 139 gra u bënë të veja, 500 fëmijë pa baba, Fahrije Hoti, pas luftës u kthyen dhe të gjitha i kishin shtëpitë e djegura. Ata rindërtuan shtëpitë e tyre dhe filluan punën e tyre me biznese të vogla me shumë pak para. Për shkak të Fahrijës dhe shumë të vejave të Krushës, ka jetë në këtë fshat. Asaj kurrë nuk i është ofruar kërkimfalje. Kërkim falja është njerëzore. Fahrija ende pret për të gjetur eshtrat e burrit të saj… Serbia duhet të jetë e gatshme të heq dorë. Thaçi iu përkul memorialëve të serbëve të vrarë, edhe pse nuk janë gjetur vrasësit… 1262 fëmijë të vrarë në Kosovë nga forcat paramilitare serbe. Për shumicën e tyre askush nuk është gjykuar”, ka thënë Çitaku, duke përmendur edhe veprimet e presidentit Thaçit në memorialet e viktimave serbe.

“Serbia dëshiron tash të ngrejë një memorial të Sllobodan Millosheviqit. A është kjo se si Serbia dëshiron të dërgoj porosi Serbia? Millosheviq është përgjegjës edhe për vrasjen e serbëve. Kemi rasti ‘Panda’ në Pejë, duke ua lënë fajin UÇK-së”, ka shtuar Çitaku.

Please follow and like us: