Albspirit

Media/News/Publishing

Domethënia e qirinjve në tortën e ditëlindjes

Happy-Birthday-Cake-Images-HD-Wallpaper

Tortat e ditëlindjes kanë qenë një traditë që nga romakët e lashtë. Por a keni menduar ndonjëherë se kush ishte i pari që te vinte flakë qiriri në tortë? Ja një teori për origjinën e qirinjve të ditëlindjes. Disa besojnë se tradita e qirinjve të ditëlindjes filloi në Greqinë e lashtë, kur njerëzit sillnin torta të stolisura me qirinj të ndezur në tempullin e Artemisës, perëndeshës së hënës,kafshëve të egra dhe gjuetisë. Qirinjtë ndizeshin për t’i bërë tortat të shkëlqenin si hëna, një simbol popullor lidhur me Artemisën. Shumë kultura të lashtë besonin se tymi i çonte lutjet e tyre në qiell. Tradita e sotme për të menduar një dëshirë kur fikim qirinjtë mund të ketë filluar nga ky besim. Të tjerë besojnë se tradita e qirinjëve të ditëlindjes ka filluar me gjermanët. Në 1746, Ludwig Von Zinzendorf festoi ditëlindjen e tij me një festë ekstravagante. Dhe sigurisht që kishte një tortë me qirinj: “ka pasur një tortë aq të madhe sa rrallë mund të gjeje një furrë për ta pjekur atë, dhe në vrimat e  tortës, që korrespondonin me vitet e personit, kishte nga një qiri të ndezur dhe një qiri ishte në mes”. Gjermanët festonin edhe një festë ditëlindjen e fëmijëve në 1700, me qirinj tortash. Një qiri i vetëm ditëlindjeje ishte ndezur dhe i vendosur mbi tortë për të simbolizuar “dritën e jetës”.

Please follow and like us: