Fajin në çdo rast e ka fustani!
Fustanet sfiduese të cilat zbulojnë më shumë sesa mbulojnë, duken fenomenale në trupin e bukurosheve të famshme, mirëpo bartin edhe rrezik të caktuar.
Era e papritur, këndi i keq dhe prerja tepër e thellë janë “fajtorët” kryesorë që këtyre damave u kanë zbuluar edhe më shumë seç kanë planifikuar, transmeton Telegrafi.
Rumer, e bija e Bruce Willis dhe Demi Moore, në një ngjarje janë paraqitur në kombinim tepër sfidues, i cili në kofshë ka pasur vrima të mëdha. Këndi i keq, dhe iu shfaqën brekët ngjyrë rozë!
Ky fustan ka qenë shumë i popullarizuar në Festivalin e sivjetmë të Kanës dhe e kanë veshur vetëm dy dama:Izabel GoulartdheBella Hadid.Bella ka arritur që çdo gjë të mbajë nën kontroll, mirëpo Izabel pak u hutua, prandaj shlici i padëgjueshëm ia zbuloi pjesët intime para të pranishmëve.
Engjëllushja e Viktorias,Alessandra Ambrosiopër nevojat e një xhirimi ka veshur fustan valë-valë me prerje tepër të thellë, i cili nën erën e papritur ka zbuluar pjesët e saj intime. Fatmirësisht, ajo ka pasur të veshura brekë tanga të cilat janë hit ndër bukuroshet holivudiane!
Moderatorja britanike,Amanda Holden, është gjendur në një situatë qesharake kur fustani iu shpërthekua, madje në vend të papërshtatshëm. Në të vërtetë, para intervistës moderatorja kishte veshur fustan të bukur të kaltër i cili kishte tegel përgjatë tërë shpinës.
As këngëtarja Iggy Azalea nuk ka kaluar më mirë! E veshur me fustan ngjyrë të zezë nga shifoni e kishte të vështirë të gjendej, andaj në një moment i dolën në pah veshjet intime. Kështu ndodh kur fustanin nuk mund ta kontrolloni plotësisht!