Grekët, ofensivë në dyqanet e huaja online…
Sipas një studimi të fundit, 95% e grekëve që bëjnë blerje online janë klientë të dyqaneve jashtë vendit, 54% e blerësve preferojnë dyqanet online në Mbretërinë e Bashkuar, ndiqen nga dyqanet kineze 47%, si dhe ato amerikane dhe gjermane me përkatësisht 34 dhe 21%.
27% e të anketuarve që blejnë në Mbretërinë e Bashkuar thonë se i preferojnë dyqanet online për shkak të çmimeve të arsyeshme. Ata gjithashtu i referohen produkteve që nuk mund t’i gjejnë në vend dhe një cilësie më të mirë. Vendimi për të blerë në Kinë, në 72% të rasteve motivohej nga çmimet e ulëta.
Shumica e konsumatorëve grekë i janë kthyer blerjeve online për të blerë veshje, pajisje elektronike dhe aksesore si orë apo bizhuteri. Gjithsesi edhe të mirat dixhitale dhe blerjet që lidhen me udhëtimet kanë pasur një interes të shtuar nga blerësit online.