Albspirit

Media/News/Publishing

Greqi, shqiptari 26-vjeçar gjendet i masakruar jashtë pub-it

shqiptari-greqiNjë shtetas shqiptar 26-vjeçar është gjetur i therur jashtë një pub-i në Selanik mëngjesin e sotëm. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar menjëherë në spital.

Mediat greke shkruajnë se ai ka disa plagë të shkaktuara nga mjete prerëse. Policia e ka identifikuar shqiptarit dhe thotë se ai është me precedent penalë në fushën e drogës, raporton panorama.

Gjendja e tij është e rënduar. Deri më tani nuk ka një pistë zyrtare ku janë përqendruar hetimet, por dyshohet se mund të jetë goditur me thikë për pazare droge.

Policia ka marrë në pyetje dëshmitarët dhe pritet që të marrë edhe shqiptarin, pasi gjendja e tij të përmirësohet.

Shqiptari është emër i njohur për drejtësinë greke, pasi është i skeduar për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Policia po heton nëse vrasja e tij ka lidhje me të shkuarën dhe aktivitetet e paligjshme që kryente.

Please follow and like us: