Albspirit

Media/News/Publishing

Islami: Gazetari britanik të distancohet nga kjo farsë. Shpresoj të mos jetë përzier Tony Blair

Nga Kastriot Islami – Gazetari Tim Judah duhet të distancohet nga kjo farsë… që kanë përgatitur këta mashtrues…dyshja Rama-Tahiri! Shpresoj të mos jetë përzier Toni Bler në këtë farsë!? ****

Nderkohë që Edi Rama i ka nxirrë faqen Toni Blerit është tani rradha e Sajmir Tahirit që t’i nxijë faqen prestigjiozes The Economist…Ështe turp dhe e paimagjinueshme që një gazetar i një reviste me reputacion ndërkombetar të shoqërohet me helikopter nëpër arrat me kanabisin nga ministri famëkeq i Republikës së Kanabisit, i cili është kryeorganizatori i kultivimit të Kanabisit të Shqipëri.

Ky është Ministri i Gjeneratës së Kanabisit…Ky është Ministri i Degjeneratës së Kultivimit të Kanabisit… Nëse Tim Judah, gazetari i The Economist dëshiron të shkruajë një shkrim me të vërtetat për kultivimin e kanabisit në Shqipëri, duhet të kërkojë ndihmë te gazetarët e ndershëm investigativë…te shumë intelektualë të ndershëm…dhe vetëm te Sajmir Tahiri dhe Edi Rama nuk duhet të drejtohet…

Le ti bëjë një pyetje Tim Judah, edhe Tahirit edhe Ramës, nëse janë të gatshëm të bëjnë testin e drogës… Dhe nëse Tim Judah dësheron të bëjë nje shkrim për Republikën e Kanabisit të drejtuar nga Rama dhe Tahiri të fillojë në fshatin e Ministrit të Brendshëm… Nëse të gjitha këto nuk do të ndodhnin, atëherë Sajmiri dhe Rama do t’i nxijnë faqen edhe prestigjiozes The Economist… Tim Judah duhet të këtë parasysh se shqiptarët e dinë të vërtetën, po ashtu edhe të gjithë shërbimet e huaja inteligjente…Kjo e vërtetë nuk shtrembërohet e fshihet dot…!

Please follow and like us: