Kthjelltësia e Nanës Tereza
Të gjitha stacionet tv transmetonin lajmin e trishtueshëm të vdekjes së Nanës së miljona fëmijve ma të vorfën, ndër të vorfnit e Botës.
Nana nuk ka moshë! Një dhimbje e madhe kishte pushtue fëtyrat e të gjithë të pranishëmve, jo vetëm në sallë, po në të gjitha qytetet e kryeqytetët e rruzullit toksor, ku lajmi mortor binte si shkreptinë rrufeje…tue rroposë gëzim e hare.. Vetem heshtje dhe njerëz të zhytun në mendime, që nuk donin me e besue…Fëtyra e qeshun e Nanës vazhdonte me joshë jetimët e vorfën të shekullit “modern”.
Nanë Tereza, asht lé me 26 Gusht 1910, në Shkup prej prindve Kolë e Drande Bojaxhiu, nga Prizreni i Kosovës. Shumë e re shpëton përmbrekulli nga sëmundja e tbc. Ajo periudhë asht momenti vendimtar i gjithë jetës së Saj, kur Ajo, i dedikohet “mjerimit” material të njerzimit, fukarallekut, skamit, vuejtjes, sëmundjeve shfarosëse, dhe asaj ma së vështirës pasojë e trashigueme sa shekullore në Botë: Përbuzjes së këtyne miljona viktimave njerzore.
Nga Shkupi shkon në një kuvend Motrash në Dublin të Irlandës. Prej atje shkon në Bengal e Kalkuta. Arrinë me bindë Papën Piu XII, në 1948 se Motra e Loretos ka zgjedhë një rrugë shumë ma të vështirë se ajo që njihët ndër kuvendet e Evropës dhe të shumë shtetëve të zhvillueme. Ajo, në 1949 asht shtetase Indjane dhe ka formue Kongregatën “Misioni i Dashunisë”, që edhe u miratue nga Vatikani.
Motivi i Saj asht: “Vorfnia për né asht Liri, nuk asht turp as, ndeshkim…!”
Vëndosmenia e Saj lidhej me dishka ma shumë se “pasunia” materiale e njeriut.
Dhe, njenimbastjetrit, vazhdojnë vlersimet: Në 1962, Filipinet, Afrikë; Tanzani dhe, pason Australia; Melbourne, Angli, Amerikë, Romë, prap New York, hapën institucionet në Bangladesh, Los Anxheles, e deri në Vietnam, në vitin 1975.
Në vitin 1976 në Indi, ka 66 shtëpi që administrohën nga Nanë Tereza, dhe 34 tjera jashta Indisë, ku Motrat dhe gjithë personeli i sherbimit kalon shifren 1350 vetë. Spitalet, shkollat dhe qendrat e mjekimit ku janë përfshi edhe strehimoret, arrijnë në 729. Ndërsa, shifra e njerzve që mjekohet ndër ato qendra apo strehohet ndër jetimore, të sëmurë me gërbulë etj…kalojnë shifrën 6 miljon vetë.
Në vitin 1979, me 10 Dhjetor, Nanë Tereza asht e pranishme në Oslo, ku, merr çmimin “Nobel” për Paqen. Aty, po persëris atë moment që pak vetë e shkruejnë korrekt ose e mohojnë: Ajo, kërkon korrigjimin e dokumentit, tue deklarue: “Nga gjaku dhe prejardhja jam Shqiptare, kam shtetësi Indjane, jam murgeshë Katolike. Nga prirja i përkas gjithë Botës. Në zemër i përkas plotësisht Jezusit!”.
Janë shtetët që kërkojnë praninë e Motrave të Saja, me “Sarin e Bardhë me vija ngjyrë qielli dhe të ngjeshun për parzëm Kryqin”, tue fillue nga Gjermania, Spanja, Kili, Belgjika, Etiopia, Argjentina, Guinea, Franca, Kolumbia, Japonia, Korea Jugut, Bolivia dhe Gjermania Lindore. Në muejn e kenjes Papë Pali II, në vitin 1980, takohet me Nanë Terezen, dhe Motrat e Saja, ndërsa, “Misionarët e Dashunisë”, janë në Milano, Primavalle të Romës, Napoli, Bari, Raguzë, Kalabri etj.
Në vitin 1980 asht “Qytetare Nderi” e Shkupit…
Në vitin 1988, Ajo hapë një Shtëpi edhe mbrenda rrethimit të Vatikanit. Depërton në Moskë në 1987, Çeki, Kamboxhia dhe pothuej Emni i Saj, tashma, ka pushtue gjithë skutat e globit njerzor…
Në vitin 1991 Ajo, vjen në Atdhe, por këte herë me pikësynime të tjera…Shqipnia ndër të fundit shtete socialiste asht e detyrueme me e pritë në “Pallatin e Sportit” në Shkoder, porsa fillon me u rikthye në thëmelet e para të Kathedrales së dhunueme të vitit 1967…Ardhja e Nanë Terezes në Atë Kishë të shkatrrueme, dukej sikur një prej veprave të artit kur, Jezu Krishti me kamxhik në dorë po dëbonte tregtarët nga Tempulli i këthyem në treg…Por, jo, Nanë Tereza vjen me Rruzaret e Zojës në duert e Saja të bekueme dhe asht Ajo, që dëboi njëherë e përgjithmonë nga zemra e Popullit Shqiptar, ateistët e mallkuem të doktrinës rrënuese të Shekullit XX jo vetëm në Shqipni, po në gjithë Evropën Lindore… E, deri larg në brigjet e tokave të akullta siberiane… Marksizëm – Lenizmi dështoi në gjithë Botën…Feja filloi ripërtrimjen e Saj në gjithë shtetët komuniste tashti të lira.
Ja, pra, në pak rreshta kush ishte Nanë Tereza e Kalkutës…
Edhe pse, Shqipnia i rikëthehët kausit në 1997, Nana, me ngulm kërkon Paqen…
Me forcë thërret ndalimin e armëve dhe shkrepjet e tyne barbare… “…Ju lus, mos i shkaktoni njenitjetrit ma shumë vuejtje…!”
Sa, domethanëse asht kjo fjali…sikur, do me na kujtue: “A nuk ju dalin boll ata vuejtje që keni kalue…po, kërkoni edhe ma shumë…?”. Megjithate, Shqipnia, vazhdon rrugën e saj drejtë pushkës e vrasjeve, drejt armëve e djegëjes së njeriut në zjarr, në rrugët e zharituna të Vlonës…Komunistët nuk njohin demokraci…Janë ata që ishin edhe para vitëve 1989 – 90, janë ata që drejtonte terroristi Ramiz Alia, nga Presidenca me datën 2 Prill 1991, po nuk duhet të harrojmë kurrë, se me ate janë edhe bijtë e atyne, që kështu kanë veprue edhe në 1944, kur erdhën në pushtet tue brohoritë: “Me gjak…me gjak…!” dhe, me të vertetë “me gjak…e me plumba ata kërkojnë me mbajtë pushtetin atëherë dhe sot..!”
Po, Nana e Madhe, vazhdon të lutët: “O Zot, hiqja mallkimin Tand Shqipnisë!..”
Mjeku i Saj i tha Nanë Terezes: “Mendoj se zemren Ua kanë damtue dhimbjet dhe shqetësimet që, Ajo ndjente për të tjerët…”…E, kush janë “të tjerët..”?…
Janë pikërisht, Ata, që tue kenë në mjerim, vuejtje, dhimbje…Në duertë e Nanë Terezes janë “të lumtun”…kur shohin vetën nën Sarin me vija ngjyrë qielli…
Që, vazhdon edhe sot të valvitët rretherrotull globit toksor shumë të trazuem…
Tue Lajmue Shejtneshen e Madhe të Njerzimit: NANEN TEREZA !…