Albspirit

Media/News/Publishing

L ’Equipe: Lorik Cana refuzoi një ofertë nga kampionati francez

Mediat në Francë kanë zbuluar se pas ndërprerjes së kontratës me klubin e Nantës, ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare i ka thënë jo një tjetër klubi të Ligue 1.

Sipas të përditshmes sportivefranceze “ L’equipe” mbrojtësi ka marrë në ditët e kaluara një ofertë nga klubi i Dizho.

Ky i fundit po kërkon përforcime cilësore në ditët e fundit të merkatos për qendrën e mbrojtjes dhe e shihte futbollistin shqiptar si një përforcim të vlefshëm.

Canës i është ofruar mundësia që t’i bashkohej këtij klubi në sezonin e ardhshëm.

Pas “refleksionit” Cana ka refuzuar ofertën e Dizho, shkruan gazeta franceze.

Ndërkohë grihen dyshime të mëdha për vazhdimin e karrierës së futbollistit shqiptar pasi ai mund të zgjedhë të tërhiqet përfundimisht nga futbolli aktiv.

Please follow and like us: