Albspirit

Media/News/Publishing

Letër nga “Pronësi me Drejtësi” për Artan Lamen dhe Edi Ramën

 

Edi Rama dhe Artan LameDrejtuar Artan Lames, drejtor ALUIZNI dhe Edi Ramës, kryeminister

Kushtetuta në fuqi thotë se prona është e blerë, e dhuruar dhe e trashëguar. Asnjë nen i Kushtetutës nuk thotë se prona fitohet me konfiskim, me pushtim dhe me grabitje të pronës së ligjëshme të një pronari legjitim hartografik”, “se për të favorizuar emigrantët janë hapur sportele të veçanta për ti favorizuar ata”, “se gjatë muajit Korrik janë dhënë 5505 leje legalizimi” me ritëm kolosal, “se deri në Shtator do përfundojnë edhe 4000 legalizime të tjera”…

Për rastet kur ndërtimi nuk bie ndesh me planet urbanistike dhe rregullat teknike të ndërtimit dhe legalizimi i bëhet nji personi që ka ndertuar në tokën e trasheguar ky legalizim dhe mund te justifikohej. Por në rastet kur legalizimi bëhet në tokat e pushtuara legalizimi është dhunë e shtetit, shkelje e të drejtave themelore dhe vjedhje e justifikuar ne emër të shtetit. Kushtetuta ne nenet e saj ka përcaktu qartë se çfarë është prona, si fitohet prona dhe si transferohet prona.

Kushtetuta në fuqi thotë se prona është e blerë, e dhuruar dhe e trashëguar. Asnjë nen i Kushtetutës nuk thotë se prona fitohet me konfiskim, me pushtim dhe me grabitje të pronës së ligjëshme të një pronari legjitim. Zt. Artan Lame me siguri që e njeh Kushtetutën shume më mirë se ne, por kujt i shërben veprimtaria e tij ?

Ne kritikojme Zt. Artan Lame, që për interesa politike po vepron si mashë e një platforme që shkatërron themelet e pronës private dhe demokracisë në Shqipëri. Zoti Lame mund të justifikohet se zbaton një vendim të Qeverise apo ndonjë ligj për legalizimet. Kur këto ligje apo vendime, justifikojne legalizime në përgjithësi dhe pa dallim se kujt i përket pronësia e truallit, këto akte bien ndesh me Kushtetutën, janë thellësisht një mashtrim dhe në mos sot neser do anullohen. Kjo na detyron të reagojme publikisht ndaj kesaj veprimtarie që në thelb është antisociale dhe antikombëtare.

Pohimi i Artan Lames se “Legalizimet nuk kane per të përfunduar asnjëherë“ demaskon Qeverinë dhe mosfunksionimin e shtetit konform Kushtetutës. ALUIZNI dhe çdo institucion duhet të jetë në shërbim të zbatimit të detyrimeve kushtetuese dhe jo për të justifikuar vjedhjet. Artan Lame dhe Kryeministri Edi Rama nuk janë ideologët por ata duhet të pyesin veten se pse ata po bëhen vegla që po vazhdojnë me fanatizëm stafetën e platformës së demokracisë sipas Ramiz Alisë të filluar në 1991. A eshtë e lejushme dhe kujt i intereson mosrespektimi i titujve të pronësisë konform Kushtetutës?. Ju dhe drejtuesit e tjerë të politikës postkomuniste, e dini shumë mirë se jeni shkaktarë të shkeljes se detyrimeve kushtetuese dhe të anarkisë së pronës që pas vitit 1991 ka shkaktuar mbi 8000 viktima, ju po mohoni pronat e trashëguara duke i trajtuar pronat e grabitura sikur të ishin prona të shtetit.

Kjo platformë synon shkatërrimin e themeleve të Shqipërisë, është genocid i padeklaruar dhe ju nuk do të mundeni të justifikoheni perballe historise.

Ne këshillojme drejtorin Artan Lame, të mos e turpërojë veten por ta ushqejë familjen me një punë të ndershme. Shprehemi publikisht se nëse ndiheni shqiptar, largohuni nga veprimtaria aspak parimore dhe aspak humane e politikës që vazhdon të zbatojnë platformën e Katovicës. Çdo kush do të mbajë përgjegjësi për firmat që hedh. Në Gjyqin e Nurembergut, artikulli 8 thuhet fakti se i pandehuri ka vepruar në bazë të urdhrit të qeverisë së tij ose të një eprori nuk do ta lironte atë nga përgjegjësia, por kjo mund të merret parasysh në zbutjen e dënimit të gjykatës dhe këtë dënim e kërkon drejtësia”. Edhe nëse shqiptarët që po vazhdoni ti çvishni nga pronat e tyre nuk do t’ju çojnë në gjykatën ndërkombëtare, me siguri që do t’ju ndëshkojë historia që është më e ashpër se Robert Jackson, Kryeprokurori i SHBA në Gjyqin e Nurembergut. Besoj se përmes kësaj replike ju kemi ndihmuar ju , Kryeministrin Edi Rama , deputetët dhe pushtetarët aktuale dhe presim reagimin tuaj në të mirë të respektimit të të drejtës së pronës konform Kushtetutës.

Please follow and like us: