Albspirit

Media/News/Publishing

Ligji i Vetting-ut/ Pas takimit me Bashën, ambasadori amerikan shkon në zyrën e Metës

Pas më shumë se një muaj heshtje, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, është vënë sërish në lëvizje për miratimin e ligjive që mundësojnë zbatimin e reformës në drejtësi.

Sot ai është takuar për 60 minuta me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha në zyrën e këtij të fundit.

Takimi zhvillohet në një kohë kur opozita ka depozituar në Kuvend amendamentet për ligjin e Vettingut. Kujtojmë që miratimi i këtij ligji është parashikuar të ndodhë në seancën e nesërme.

Mazhoranca i ka votat për ta kaluar këtë ligj, edhe sikur opozita të mos marrë pjesë në votim. Mësohet gjithashtu se sot pasdite rreth orës 16, diplomati amerikan do të zhvillojë një takim edhe me kryeparlamentarin Ilir Meta në zyrën e këtij të fundit.

Ligji i Vettingut konsiderohet si një prej më të rëndësishmëve për zbatimin e reformës në drejtësi, pasi ka të bëjë me procesin e skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Please follow and like us: