Liqenet misteriozë në shkretëtirën Badain Jaran
Në Kinën veriore, në krahinat Mongolia e Brendshme dhe Gansu, ndodhet shkretëtira Badain Jaran, një anomali gjeografike e cila vazhdon t’i mahnitë vizitorët. Krahas faktit se aty ndodhen “megadunat”, që klasifikohen si ndër dunat më të mëdha të rërës në botë, në këtë shkretëtirë ndodhen dhe mbi 100 liqene.
Pra, kjo shkretëtirë është dëshmi e një prej kontraditave më të mëdha natyrore. E tëra përshkohet nga rëra dhe dunat e mëdha, ndërsa njëkohësisht është shtëpi e shumë llojeve të shpendëve dhe deleve, që frekuentojnë ndonjë nga liqenet e shumtë të njelmët që ndodhen në shkretëtirë.
Shkencëtarët besojnë se uji i njelmët vjen nga burimet nëntokësore që gjenden përfundi rërës. Megjithatë, është vështirë i shpjegueshëm fenomeni i daljes së ujit mbi sipërfaqe dhe koncentrimi i tij vetëm në disa vende të caktuara.
Një mister tjetër i pashpjegueshëm është se, përse 50% e këtyre liqeneve – edhe pse mbushën me ujë nga burimet nëntokësore – janë të njelmëta?
Një numër i shkencëtarëve besojnë se liqenet krijohen me shkrirjen e borës në vende të caktuara, pasi që Mongolia e Brendshme ballafaqohet çdo vit me dimra të vështirë.
Sido që të jetë, derisa shkencëtarët të zbulojnë misterin, turistët mund të kënaqen me pamjet e mahnitshme që ofron kjo shkretërirë e mbushur me liqene.