Albspirit

Media/News/Publishing

Manjola Nallbani, përfaqësuesja e Shqipërisë në “Javën e kulturës Ballkanike”

Manjola Nallbani, përfaqësuesja e Shqipërisë në “Javën e kulturës Ballkanike”

Manjola Nallbani një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare, do të përfaqësojë Shqipërinë në “Javën e kulturës Ballkanike” e cila mbahet në Selanik.

Ky event kulturor konsiston në pjesëmarrjen e artistëve nga vendet e Ballkanit të cilët mblidhen dhe performojnë këngë të ndryshme të vendit të tyre. “Sheshi Ballkanik” do të mbledhë me dhjetra artistë në një spektakël qëllimi kryesor i të cilit është njohja e brezit të ri me kulturën muzikore të këtyre vendeve. Përfaqësuesja e Shqipërisë do të jetë Manjola Nallbani e cila do të performojë në natën shqiptare në datë 3 shtator në një koncert live, një repertor të përbërë nga disa prej këngëve më të bukura popullore të të gjitha trevave dhe muzikë të lehtë. Ajo do të shoqërohet nga një bandë instrumentistësh.

Ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka informuar ndjekësit e saj të Instagramit se ditën e shtunë ajo do të performojë në Amfiteatrin Veror të Neapolit dhe ka shkruar se është një nder për të të përfaqësojë Shqipërinë. Ne i urojmë sa më shumë suksese Manjolës në këtë spektakël. /Blitz

Please follow and like us: