Merkel kërkon që diplomatët të kenë qasje në burgjet në Turkmenistan
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se Turkmenistani është pajtuar që të diskutojë mundësinë që t’i lejojë diplomatët e huaj të kenë qasje në burgjet në këtë shtet.
Merkel i ka bërë këto deklarata në një konferencë të përbashkët me presidentin turkmen Gurbanguly Berdymukhammedov në Berlin.
“Ne kemi folur për fatin se do të ishte e dëshirueshme që diplomatët të kenë qasje në burgjet në Turkmenistan. Presidenti ka premtuar se ministrat e dy shteteve tona do të flasin për këtë çështje që më vonë, diplomatët ndërkombëtar të jenë në gjendje të shikojnë dhe të ndihmojnë në situatën atje”, ka thënë Merkel.
Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch i ka bërë thirrje Berlinit që të sfidojë liderin turkmen, që t’i jap fund burgosjes së kundërshtarëve politikë, të lirojë gazetarët e shquar që janë të burgosur.
Presidenti turkmen ka thënë se shteti i tij është duke punuar në reformimin e kushtetutës dhe do të prezantojë një avokat për të drejtat e njeriut.