Albspirit

Media/News/Publishing

Miliarderi amerikan Frank McCourt blen Olimpik Marsejën

 

Miliarderi amerikan Frank McCourt, ish-pronar i klubit te basketbollit te Los Angeles Dodgers, ka blerë klubin e Olimpik Marsejes nga pronarja Margarita Louis-Dreyfus, bën të ditur të dy palë të hënën.

“Transaksionet do të përfundojnë brenda disa javësh”, deklaroi në anglisht Frank McCourt gjatë një konference shtypi në bashkinë e Marsejes.

Asnjë shifër nuk është dhënë lidhur me blerjen, pasi diskutimet vazhdojnë për detaje të transaksionit.

“Është një ditë e veçantë për mua dhe për familjen time”, theksoi McCourt, duke konfirmuar blerjen “e klubit më të mirë në Francë dhe një nga më të mirët në botë”.

“Mirëdita të gjithëve! Frëngjishtja ime nuk është shumë e mirë”, theksoi ai në frëngjisht.

Franck McCourt është prezantuar si një “i pasionuar gjithnjë pas sportit”, duke blerë Dodgers në 2012 për 2,15 miliardë dollarë. Ai është në krye të shumë shoqërive investitore.

Please follow and like us: