Ministri Saimir Tahiri dhe gazetari i “The ekonomist” përfshihen në një incident në Vlorë
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka demonstruar sot një gazetari të huaj djegien e një parcele kanabisi në Vlorë. Ministri i Brendshëm shoqëroi gazetarin Tim Judah nga “The Economist” duke asistuar ne nje nga operacionet-incident te Policise kunder kultivimit te kanabisit.
Policia mund të korrë vetëm një përqindje njëshifrore të sasisë së kanabisit në vend, aq sa aksionet e saj konsiderohen si “incidente”.
“Me shume se fitore kunder bimeve, territorit dhe kultivuesve, kemi fituar perfundimisht luften me te shkuaren.
Sot nuk ka me te paprekshem, nuk ka cm2 territor ku policia nuk nderhyn, nuk ka me kultivues dhe kriminele me imunitetit te çdolloji.
Jam shume i ndergjegjshem qe ka ende shume per te bere, ndaj mirekuptoj cilindo qe pret me shume prej nesh”, shkruan ministri në rrjetet sociale.
Do të ishte më mirë sikur ta linte gazetarin të shikonte parcelat e drogës në të gjithë vendin, për të kuptuar se sezoni i vjeljes së kanabisit po ecën mbarë dhe se ara e korrur nga policia në sytë e tyre nuk është asgjë më shuam se një incident.