Albspirit

Media/News/Publishing

Ngjela: Lu i jep shkelmin e fundit hordhive korruptive, duhet festuar!

ngjelaNga Spartak Ngjela 

Nesër shqiptarët ose bashkohen me Perendimin dhe mposhtin hordhitë e brendshme korruptive në pushtet, ose kalojnë në një proces trazirash të brendshme.
Politika amerikane dhe ajo gjermane nesër duhet sërish të tregojë forcën e saj. Shqiptarët po presin mbarimin e padrejtësisë. Dhe do kryhet.
Kush do ta ndalojë: personat që janë të regjistruar në defterët e krimit ndërkombëtar? Ata janë të falimentuar.
Interesi amerikano-gjerman dhe interesi perëndimor shqiptar, nesër duhet të tregojë forcën. Banditizmit politik shqiptar është në grahmat e fundit: a do t’ua fusë shkelmin e fundit Donald Lu nesër hordhive korruptive që çirren në Parlament?
Pa dyshim. Donald Lu ka hyrë tani në historinë e shpëtimit të shqiptarëve nga një e keqe e madhe. Ai përçon realisht politikën amerikane; domethënë ka forcën e saj.
Nesër bie perdia e lojës së pështirë korruptive të liderëve të korruptuar shqiptare. Duhet festuar.

Please follow and like us: