Albspirit

Media/News/Publishing

Nis xhirimi i filmit “Pikturat e papërfunduara”

Filmi që vjen me regji të Valton Jakupi flet për temën e refugjatëve dhe mbrojtjen e fëmijëve refugjatë, njofton KultPlus

Filmi francez “Piktura e papërfunduar”, ka nisur xhirimet në qytetin maqedonas në Strugë. Një gjë të tillë e ka bërë publike për KultPlus, regjisori i filmit, Valton Jakupi, i cili ka thënë se një pjesë e xhirimeve do të bëhet në Strugë e pjesa tjetër në disa kantone zvicerane.

“Kasti i aktorëve të këtij filmi është i përbërë me aktorë shqiptarë, zviceran dhe francez. Kohëzgjatja e xhirimeve në Strugë do të zgjasë rreth pesë ditë, dhe jam shumë i lumtur që tashmë veç nisëm”, është shprehur regjisori për KultPlus.

Filmi “Pikturat e papërfunduara”, vjen me skenar të Naski Abdixhikut dhe Valton Jakupit, dhe flet për temën e refugjatëve dhe mbrojtjen e fëmijëve refugjatë.

“Jemi duke jetuar në një kohë ku jeta e njeriut kushton aspak, e sidomos jeta e fëmijëve prandaj së bashku me regjisorin Valton Jakupin e kemi shkruar këtë skenar që së paku ne artistët ta ngrinim zërin nëpërmes filmit”, thotë skenaristi Abdixhiku.

Aktorët që luajnë në këtë film janë: Blerim Hasani, Naski Abdixhiku, Ismet Hasaj, Tanja Grazdani, Aneta Hasani, Sonja Zlatanoska, Oriana Bytyqi… Stafi xhirues janë Suad Avdiu, Darko Petrovski, Egzon Fejzullahu, Zoran Misajlovski.

Filimi është projekt i kompanisë filmike International Film Europe Swiss me producentë Lynda Canvel dhe Valton Jakupi, ndërsa përkrahet edhe nga Digitalb.ch.

Please follow and like us: