Albspirit

Media/News/Publishing

Obama takohet me Erdoganin në fillim të shtatorit

Obama takohet me Erdoganin në fillim të shtatorit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama do të takohet me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, më 4 shtator, përpara samitit të G20 që do të mbahet në Kinë këtë fundjavë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Obama dëshiron që të diskutojnë lidhur me puçin e dështuar ushtarak në Turqi “si dhe për fushatën kundër IS-it dhe përpjekjeve tona për të promovuar stabilitet në Siri dhe për përgjigjen ndaj krizës së refugjatëve”, ka thënë zëvendëskëshilltari për Siguri Kombëtare, Ben Rhodes, transmeton REL.

Takimi Obama-Erdogan është planifikuar të zhvillohet më 4 shtator.

Please follow and like us: