Presidenti Karimov pësoi hemoragji në tru

Presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov, është shtruar në njësinë e kujdesit intensiv në një spital në Tashkent për shkak të “hemorragjisë në tru”. Lajmi është bërë i ditur nga vajza e tij, Lola Karimova-Tillyaeva, përmes një postimi në Instagram. Karimova-Tillyaeva tha se presidenti është në “gjendje stabile”, porse është heret të jepen parashikime. Kabineti i Ministrave të Uzbekistanit ka njoftuar qysh të dielën se Karimov, 78 vjeç, është shtruar në spital. Karimov është në krye të Uzbekistanit për më shumë se 25 vjet.