Albspirit

Media/News/Publishing

Regjisori Martin Scorsese në përkrahje të Projektit të Kinemasë Shqiptare

Në këtë letër dërguar nga Fondacioni çmohet lartë angazhimi i Projektit të Kinemasë Shqiptare për të ruajtur arkivin filmik shqiptar.

Janë dashur disa vite tentim, por më në fund një prej regjisorëve më të mëdhenj në botë dhe Fondacioni që mban emrin e tij, Martin Scorcese, e njohin kinematografinë shqiptare.

Kjo ndodhë me anë të një letre që ky Fondacion i ka dërguar Projektit të Kinemasë Shqiptare – Albanian Cinema Project, e ku thuhet se Fondacioni Martin Scorcese do ti ndihmojë këtij projekti në ndërtim kapacitetesh për regjisorë por edhe ndihmë në zhvillim të projekteve kinematografike.

Në këtë letër dërguar nga Fondacioni çmohet lartë angazhimi i Projektit të Kinemasë Shqiptare për të ruajtur arkivin filmik shqiptar dhe digjitalizimin e disa filmave gjë që ka ndihmuar në shpërndarjen ne përgjithësi të trashëgimisë filmike ballkanase, shkruan KultPlus.com

Lajmin për këtë letër ka dhënë në Twitter vetë Projekti i Kinemasë Shqiptare, i cili do të mbajë edhe punëtori në ruajtjen e filmave, këtë tetor në Tiranë. / KultPlus.com

Please follow and like us: