Reja-kërpudhë tmerron rusët nga frika e shpërthimit bërthamor
Një re e madhe në formë kërpudhe u ngrit sot në qiell mbi një qytezë siberiane, duke i tmerruar banorët të cilët të cilët patën frikë se për ta po vinte fundi.
Reja e llahtarshem mund të shihej deri në disa milje larg dhe u filmua në video në qytezën e Kemerovos, në rajonin Kemerovo Oblast të Rusisë.
Shërbimet e emergjencë u bllokuan nga telefonatat e panumërta që mbërrinin nga dëshmitarët e trembur të cilët mendonin se ishte hedhur një bombë bërthamore dhe se për ta fundi ishte fare pranë.
Disa të tjerë druheshin se kishte ndodhur ndonjë shpërthim në minierat e qymyrit në rajonin e Kuzbassit.
Në fakt, pamja e tmerrshme dhe spektakolare ishte në të vërtetë një fenomen i bukur natyror, ose më saktë një re stuhie.
Please follow and like us: